Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov konsideron se tre muajt e parë të vitit janë me rëndësi për procesin eurointegrues të shtetit, për të cilën thotë se do të ndihmojë shumë nëse miratohet Ligji për Prokurorinë publike, ndërsa ka paralajmëruar ofensivë diplomatike.
“Detyra jonë është të premtojmë më pak, ndërsa të punojmë maksimalisht. Patjetër të fokusohemi dhe qëllimi jonë dhe i kësaj ministrie në muajt e ardhshëm menjëherë në Vitin e Ri është të vazhdojmë me një ofensivë diplomatike. Do të jetë në ndihmë nëse Kuvendi arrin të miratojë Ligjin me dy të treta për Prokurorinë publike. Kjo do të ndihmojë në këtë aktivitet. Komisioni ka paralajmëruar propozim të vetin për metodologjinë e re deri në fund të janarit. Do të ketë raport të shkurtër për performancat reformuese deri në fund të shkurtit, fillimin e marsit.
Ashtuqë janari, shkurti, marsi janë muaj shumë me rëndësi që ta bëjmë atë depërtim. Dhe shpresoj se 19′-ta nëse ishte vit i anëtarësimit në NATO që formalisht do të mbyllet në vitin e 20′-të, 20′-ta do të jetë vit evropian”, thotë Dimitrov në intervistën për Kanal 5.
I pyetur lidhur me aferën “Reket” ai ka thënë se e ka kuptuar diku në muajin qershor kur veçmë është hapur parahetim nga faktorë të jashtëm.
“Shumë është me rëndësi që ka epilog efikas gjyqësor, që ka fokus të tillë dhe llupë nga opinioni. Poashtu është me rendësi ai rast të mos ndikojë të harrojmë të gjitha rastet dhe përgjegjësinë që na nevojitet dhe të cilën Evropa na e kërkon nga indicet për kriminalitet nga bisedat e përgjuara. Kjo është detyra konkrete e Këshillit Evropian dhe mu për këtë është më rëndësi Ligji për Prokurorinë publike”, ka thënë shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov