Edi Rama aktor në filmin “I love Tropoja”, të Ermal Mamaqit

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shumë shpejt do ta shohim si aktor në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Marketing

Filmi do të shfaqet në kinema në vitin 2020.
Ditën e sotme producenti dhe regjisori i “I love Tropoja”, Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Siluete” në RTSH, ku zbuloi më shumë për këtë projekt kinematografik.

Ermali zbuloi se Edi Rama do të luajë rolin e dajës dhe do shfaqet me paruke të zeza, lente dhe syze, e nga ky transformim thuajse nuk njihet.

I pyetur nga moderatorët nëse e ka paguar Ramën, Ermali u përgjigj “S’e kam paguar, erdhi dhe iku pa ngrënë. Kishte tetë badigardë”, shkruan xing.al.