Mizrahi: Ministria e problemeve duhet të bëhet Ministri e zgjidhjeve

Ministria e problemeve duhet të bëhet Ministri e zgjidhjeve, tha në ditën e saj të punës ministrja e re teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi.

Marketing

“Ministria e problemeve duhet të bëhet Ministri e zgjidhjeve. Secilit njeri t’i ofrohet mundësi dhe shpresë se mundet dhe duhet më mirë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi bërë shoqëri me zhvillim jo të barabartë të individëve jo të barabartë. Varfëria është në zhvillim e sipër, kategoritë e cenueshme janë në margjinat. Dinjiteti i pensionistëve është lëkundur. Mobingu i cili është gjerë i përhapur po vendoset nën qilim dhe për fat të keq nuk është temë për të cilën flitet.

Roli i gruas duhet të respektohet. qendrat e mbrojtjes sociale nuk guxojnë të bëhen vegël për politikë partiake., por vegël për mbrojtjen e atyre të cilëve u nevojitet mbrojtje sociale. Vjen koha e vendimeve dhe ndryshimeve. Hap pas hapi drejt përtëritjes për ardhmëri më të madhe”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook Mizrahi.