Geroski me detaje shtesë për rastin “Reketi”

Gazetari i njohur maqedonas, Branko Geroski ka paralajmëruar detaje te reja nga rasti i njohur “Reketi”. Ai është ndër të parët që e paralajmëruan këtë skandal, ndërsa për sonte, thotë se do të publikoje detaje të reja për ata që kanë drejtuar nën hije këtë rast.

Marketing

Geroski në profilin e tij në Facebook ka lajmëruar se sonte në Plusinfo do të publikojë shkrimin e ri me detaje shokuese për “Reketin” dhe njerëzit e afërt të Zaevit që kanë qënë, sipas tij të përfshirë në këtë rast.

“Cilët janë pesë personat e afërt me Zaevin, të cilët e kanë menaxhuar aferën ‘Zhvatja’ nga plani i dytë? Kush e ka marrë kajmakun? A dihen ku janë paratë”, paralajmëron Geroski në rrjetin social Facebook.