Ditëlindjen e të parit të shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti, e kanë uruar edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Jeta dhe rruga jote na imponon që nëpërmjet këtij urimi, të shprehim respektin më të thellë për angazhimin Tuaj jetësor për kombin, për shqiptarët jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kudo jetojmë.
Thuhet se çdo njeri ka etapa me oscilime, por, këtë e demanton ti, duke e ruajtur lartësinë konstante, në nivelin e përgjegjësisë dhe detyrave madhore që ju del me sukses mbanë.
Urime ditëlindjen, paç lumturi vëllau ynë Ali!” thuhet në urimin e përbashkët.