Problemi me ndotjen ende nuk ka gjetur një zgjidhje dhe vazhdon të jet shqetësues.
Në Shkup sonte janë regjistruar shifra alarmante të grimcave helmuese PM-10. Në lagjen Lisiçe grimcat helmuese kanë arritur deri në 963 mikrogramë për metër kub.
Stacionet matëse për cilësinë e ajrit që janë të vendosura në tërë vendin, tregojnë se ndotja ka arritur shifra alarmante.