Kryeministri Edi Rama ka dhënë intervistën e tij të parë për vitin 2020 ku është ndalur në disa çështje kryesore.Rama e ka quajtur 2020 si vitin kyç të një procesi historik në betejën kundër krimit.
Rama gjithashtu paralajmëron se pritet tërmet në themelet e pasurisë së krimit.
“Dua të them që për sa më takon mua 2020 është kyç, dhe viti më i shënuar i qeverisjes sime për shkak të rindërtimit, për shkak të një procesi historik në betejën me krimin që nis në ditët në vijim, për të çuar një tërmet nga shteti në themelet e pasurisë së krimit. Për shkak të projekteve të mëdha, për shkak të një rezolucioni në raport me administratën për shërbimet publike”, tha Rama në Abc News.