VMRO-ja kërkon përgjigje nëse ka diçka të vërtetë në shkrimet e mediave për njerëzit e tjerë të përfshirë në rastin Reket. Nga LSDM-ja mohojnë të gjitha shkrimet në lidhje me përfshirjen eventuale të ndonjë prej familjes së Zaevit në këtë rast dhe të njëjtat i quajnë gënjeshtra.
“Humbja e Mickoskit tregon gjithë panikun që është brenda VMRO-së përmes publikimit të përditshëm të gënjeshtrave në media, thonë nga LSDM.
Ky rrjet i thurur zhvatës na shpie drejt kokës së oktapodit, tek koka e mafies së shtetit. Rasti “Reket” është produkti dhe shtylla e sundimit të Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij. Zaev u largua. Më të zëshme janë të dhënat për qeverisje me kërcënime me jetë. Prokuroria nuk guxon të fshehë informacione ose të lejojë që të dyshuarit të vazhdojnë me veprën e tyre, të ndikojnë tek dëshmitarët ose të ikin – deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.