Mizrahi: Kam informacione se janë bllokuar 8.500 lëndë për përkujdes të personit të tretë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi në konferencë për shtyp tha se ka njohuri se janë bllokuar 8.500 lëndë për përkujdesje të personit të tretë.
Ajo njoftoi se gjatë kësaj periudhe do të angazhohet rreth këtij problemi.

Marketing

“Informacionet tonë thonë se ka dyshime për keqpërdorime. Ndaj këtyre ankesave dhe reagimeve duhet t’u përgjime. Do të kontrollohet se në cilën mënyrë janë dhënë pëlqimet për përkujdesjen e personit të tretë, por edhe në cilën mënyrë janë marrë dhe ndarë këto të drejta. 8.500 lëndë të bllokuara tregon se sistemi nuk funksionin, se ka njerëz që ju duhet ndihma në këtë moment, dhe nuk e marrin”, tha Mizrahi.
Ajo shtoi se janë shpallur tenderë dy ditë para qeverisë teknike.

“Ministria është e qytetarëve, dhe jo e qendrave partiake”, tha Mizrahi.
Ndryshe, ministrja Mizrahi nga tre janari është ministre teknike e MPPS-së.