Ministra për qytetarët apo për partinë?

Ministra dhe zëvendësministra teknik që do të punojnë në interes të qytetarëve apo të partisë nga vijnë? Kuadrot e VMRO-DPMNE-së që u bënë pjesë e përbërjes së re qeveritare tashmë kanë filluar me akuzat për keqqeverisje nga paraardhësit e tyre.

Marketing

Rashela Mirhazi që erdhi në vend të Milla Carovskës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot tha se Ministritë janë të qytetarëve dhe jo qendrave politike, por si e komenton Mirhazi faktin që intervistën e parë e dha me flamurin e partisë në prapavijë?

“Intervista ishte regjistruar në selinë e VMRO-DPMNE-së prandaj është flamuri i VMRO-DPMNE-së. Nëse gazetarët do ta kishin parashtruar pyetjen më herët nuk do të dilte në publik me deklarata të pakuptimta”, tha Rashela Mirhazi, ministre teknike për Punë dhe Politikës Sociale.

Jo më larg se dje zëvendësministri i ri i bujqësisë, Cvetan Tripunovski, punën e nisi duke takuar aktivistë të partisë në Prilep. Siç shkroi vetë në Facebook, është takuar me Komitetin komunal dhe Forcat Rinore të VMRO-DPMNE-së.
Duke folur para gazetarëve ai u zotua për përmirësim të gjendjes në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa shtoi se bujqit tani e tutje mund të mbështeten tek DPMNE-ja, por këtë nuk e tha edhe për Ministrinë.

“Bujqit nga sot në VMRO-DPMNE kanë mbrojtës dhe partner që do të punojë për të mirën e tyre”, u shpreh Cvetan Tripunovski, zëvendësministër teknik i Bujqësisë.

Në kodeksin, e qeverisë të miratuar muaj më parë, në nenin 3, kërkohet që kryerësit e funksionit në ekzekutiv të jenë të paanshëm, që në punën e tyre të kujdeset barabartë dhe në mënyrë objektive për respektimin e kushtetutës dhe ligjeve.