Nëse keni pirë duhan për vite me rradhë dhe tashmë keni hequr dorë, ky është vërtet një veprim për t’u përgëzuar. Por mos mendoni se trupi juaj do të “pastrohet” sa hap e mbyll sytë që në momentin që ju nuk konsumoni më cigare. Ky process kërkon kohë, por ekzsitojnë gjithasht mënyra të jetuarit shëndetshëm që përshpejtojnë këtë proces.
Këshillat e mëposhtme do të ndihmojnë duhanpirësit dhe tashmë jo-duhanpirësit për të pastruar mushkëritë e tyre në mënyrë natyrale.
Një gotë çaj bimor
Pirja e një gote çaji bimor para se të shkoni në shtrat duhet të shndërrohet në një zakon për ju. Çaji do të çhelmojë trupin tuaj dhe do të pastrojë mushkëritë tuaja.
Lëngje të freskëta
Pirja e lëngjeve të freskëta të shtrydhura do të pastrojë mushkëritë tuaja. Ato janë plot me antioksidantë natyrore Këshillë: Mos shtoni sheqer apo ujë.
Lëng karrote
Pirja e lëngut të karrotës midis mëngjesit dhe drekës do të rritë nivelet e pH në gjak dhe do t’ju ktheje procesin e detoksifikimit të mushkërive tuaja.
Pije të pasura me kalium
Lëng boronicë
Një gotë me lëng boronicë para se të shkoni në shtrat forcon trupin dhe lufton kundër infeksioneve bakteriale.
Banjat me avull
Thithja e thellë mbi një banjë me avull është e dobishme për shumë arsye. Kjo do t’ju çliroj nga ftohjet dhe përmirëson rrugët e frymëmarrjes.