Trump kërcënon Irakun me sanksione të ashpra

Në kulmin e krizës në marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së, Irani braktis Marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare. Pas kërcënimeve se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralit, Kasim Soleimani nga ana e SHBA-së, Irani njofton se nuk do të respektojë kufizimet e Marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare derisa SHBA të tërheqë sanksionet e saja, marrëveshje kjo e braktisur nga SHBA qysh në 2018-tën.

Marketing

“Për programin bërthamor të Iranit nuk do të ketë më kufizime. Kjo ka të bëjë me “aftësinë për të pasuruar uraniumin, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe fushave të tjera të kërkimit dhe zhvillimit. Kjo është faza e pestë dhe e fundit e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015”-thonë nga Qeveria e Teheranit

Në aksionet për t’u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit nga amerikanët, në krah të Iranit edhe Iraku. Kjo e fundit miratoi rezolutën për largimin e trupave të huaja, përderisa në Irak ndodheshin 5000 trupa amerikanë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik. Si rrjedhojë, çmimi i naftës së papërpunuar në vazhdimësi po rritet ndjeshëm. Nga 63,88 dollarë për fuçi që ishte dje, mëngjesin e sotëm çmimi u rrit në 69,29 dollarë për fuçi. Nga ana tjetër mediat lokale kanë bërë të ditur se kompanitë e huaja të naftës që kanë punëtorë në ato zona kanë tërhequr personelin e tyre duke bërë që prodhimi të bjerë ndjeshëm. Po ashtu Ambasada Amerikane në Bagdad ka bërë thirrje për largimin e shtetasve të tyre nga territori irakien për shkak të sigurisë dhe paqartësisë se çfarë do të ndodhë më tej. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg ftoi ambasadorët në një mbledhje urgjente në Bruksel për të diskutuar se si të kapërcehet situata e tensionuar. Vrasja e gjeneralit, Soleiman ka prishur skajshmërisht marrëdhënien mes Iranit dhe SHBA-së, ashtuqë është përhapur frika se do të fillojë një luftë e re në Lindjen e Mesme. Lideri suprem Iranian, Ali Khamenei është zotuar se do të hakmerret për Soleimanin, ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump është kërcënuar se për çdo sulm eventual do t’i kundërpërgjigjet në mënyrë shumë më të ashpër, respektivisht në mënyrë joproporcionale.