Inter triumfon ndaj Napolit, vazhdon beteja për lidershipin e Serie A

Inter e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, 2020.
‘Zi kaltrit’ e Antonio Conte kanë mposhtur skuadrën e Napoli me rezultatin 1:3, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Inter kaloi në epërsi qysh pas 14 minutave lojë, kur Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë.

Marketing

Ishte po i njëjti, Lukaku, ai që dyfishoi epërsinë e skuadrës së Inter, kur luhej minuta e 33’. Golin e dytë të belgut e asistoi Marcelo Brozovic.

Aerk Milik arriti të kundërpërgjigjej nga radhët e nikoqirëve, duke ngushtuar rezultatin në 1:2, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, duke rihapur sfidën.

Rezultati final dhe fati i këtij takimi u vendos në minutën e 62’, kur Lautaro Martinez shënoi për 1:3, duke i dhënë qetësi skuadrës së Inter.

Inter tashmë numëron 45 pikë, sa ka edhe Juventus në pozitën e parë, kurse Napoli mbetet me 24 pikë në pozitën e tetë në tabelë.