Kryetari i partisë “Dinjiteti” dhe ish-gjenerali policor, Stojançe Angelov i ka parashtruar disa pyetje ministrit të brendshëm të Qeverisë teknike, Naqe Çulev. Ai ndër të tjera e ka pyetur se a e ka qenë i informuar për rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë dhe për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell INA.
“Goshinca, Lagja e Trimave dhe 27 prilli janë ngjarje që assesi nuk kanë mundur apo nuk kanë guxuar të kalojnë të pavërejtura nga shërbimet tona të zbulimit dhe kundërzbulimit, shërbime që ti udhëhiqje në ate periudhë. Sidomos nëse merret parashysh se operativi juaj Shenasiu ka pasur rol aktiv në disa prej tyre. Megjithatë, një shpresë më jep fakti se një muaj para ngjarjes së 27 prillit ke arritur që të largohesh nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Kundërzbulim, megjithatë ke ngelur shumë afër drejtorit të ri, si ndihmës – drejtor. Një ndihmës – drejtor që më parë ka qenë drejtor për pesë vite, besoj se ka ditur më shumë se nga vetë drejtori i ri”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e tij, Stojançe Angelov.