Pamje të bazës amerikane të goditur nga raketat iraniane

Irani sonte ka sulmuar dy baza amerikane në Iran, por më e goditura është baza Ain al-Assa në al-Anbar në Irakun Perëndimorë, e cila është goditur me 13 raketa tokë-tokë

Marketing

Pas këtij sulmi një video është lansuar në Twitter e xhiruar nga disa ushtarë irakianë, të cilët kanë xhiruar sulmin në këtë bazë.

Ndërkohë, një burim nga sigurimi i Irakut i ka thënë CNN se “13 raketa kanë goditur bazën Ain al-Assad”.

Sipas të njëjtit burim, këto raketa janë lansuar nga një largësi 10 km.

Edhe Irani e ka pranuar se ka vënë në shenjestër bazën ajrore al-Asad me “dhjeta raketa balistike”.

Ende nuk është e qartë a kemi të bëjmë me sulme të ndara apo të koordinuara të Iranit.
https://mobile.twitter.com/iraqitweet/status/1214707935403753473?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1214707935403753473&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fpamje-te-bazes-amerikane-te-goditur-nga-raketat-iraniane%2F