Djegia e yndyrave me çajin e gjelbër është e mundur sepse kjo pije stimulon metabolizmin dhe qetëson inflamacionin dhe vlen sidomos për yndyrat e barkut
Çaji i gjelbër e ka origjinën në kulturën orientale dhe ndryshe nga çajrat e tjerë dallohet për mungesën e oksidimit gjatë procesit të përpunimit. Për ta përftuar, mblidhen gjethet e freskëta të cilat, pas një fazë tharjeje, presohen dhe bluhen.
Çaji i gjelbër është një përbërës i rëndësishëm për përmbajtjen e lartë të antioksdiantëve dhe mineraleve esenciale. Ka gjithashtu një efekt anti-inflamator dhe detoksfikues që ndihmon në eliminimin e toksinave të trupit.
Tri receta për eliminimin e dhjamit të barkut me bazë çaj të gjelbër
1. Çaj i gjelbër dhe mente
Menta është një prej përbërësve natyralë që fuqizon efektet e çajit jeshil në humbjen e yndyrës abdominale. Falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve dhe komponentëve anti-inflamatorë, kjo pije është e shkëlqyer nëse doni të humbni peshë.
Përbërësit:
-1 filxhan ujë (250 ml)
-1 lugë gjelle çaj të gjelbër (15 g)
-5 gjethe mente
-1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Nxehni ujin dhe kur të fillojë të ziejë shtoni çajin jeshil dhe mentën.
Ulni nxehtësinë dhe lëreni edhe për 5 minuta në zjarr.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni për 15 minuta.
Kur të jetë ftohur, kullojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë mjaltë.
Konsumi
Pini çajin esëll për 2 ose tre javë rresht.
Bëni një javë pushim dhe filloni nga e para.
2. Miksim me bazë çaji të gjelbër dhe avokado
Vetitë diutretike dhe deotksifikuese të këtij lëngun me bazë çaji të gjelbër dhe avokado janë një ndihmë e madhe në luftën kundra kileve të tepërta. Falë kombinimit të përbërësve energjikë, është ideal edhe për rritjen e rendimentit fizik dhe mendor.
Nga ana tjetër, duhet theksuar që ky lëng është një koncentrat antioksidantësh të fuqishëm dhe acidesh yndyrore që përmirësojnë aktivitetin metabolik. Favorizon formimin e masës muskulore dhe redukton urinë nervoze.
Përbërësit:
-1 lugë kafeje çaj i gjelbër (5 gr)
-1/2 filxhan ujë (125 ml)
-1/2 avokado e pjekur
-1 banane e pjekur
-3 bajame
Përgatitja:
Shtoni një lugë kafeje çaj jeshil në gjysmë filxhani ujë dhe vendoseni të ziejë.
Kur uji të marrë valë, shuani zjarrin dhe lëreni në infuzion për 15 minuta.
Më pas, kullojeni çajin me një sitë dhe shtojeni në gotën e mikserit.
Shtoni tulin e gjysmë avokadoje, një banane të prerë në kubikë dhe bajamet.
Përzini gjithçka për disa sekonda derisa të përftoni një pije homogjene pa kokrriza.
Konsumi
Pini këtë pije esëll, të paktën 30 minuta para se të hani mëngjes.
Nëse dëshironi, pini edhe pasdite në vend të vaktit të zemrës.
Pini të paktën 3 herë në javë.
3. Pije me bazë çaji, ananas dhe guarana
Ananasi dhe guarana kanë efekte interesante në trup, si dhe përmirësojnë kapacitetin e çajit jeshil për të djegur yndyrat abdominale. Ky kombinim i përbërësve detoksifikon gjakun dhe favorizon eliminimin e lëngjeve që mbajnë indet.
Nutrientët e gjendur në këtë kombinim përmirësojnë funksionet e veshkave dhe ato apatike, parandalojnë përkeqësimin e indeve të shkaktuar nga teprica e toksinave. Lufton kapsllëkun dhe zvogëlon inflamacionin e stomakut dhe kyçeve.
Përbërësit:
-2 filxhanë ujë (500 ml)
-1 lugë gjelle çaj i gjelbër (15 g)
-1 fetë ananas të prerë
-1/2 lugë çaji pluhur guarana
Përgatitja:
Zieni ujin dhe sapo të marrë valë shtoni çajin jeshil, fetat e ananasit dhe pluhurin e guaranës.
Lëreni të ziejë për 5 minuta në zjarr të ulët dhe fikni zjarrin.
Prisni 15 minuta dhe kullojeni.
Konsumi
Pini një filxhan esëll nga ky çaj dhe pjesën tjetër pasdite vonë.
Pini të paktën 3 herë në javë ose për dy javë rresht