Thaçi: Alia dhe BDI-ja hiq hesap nuk i bëjnë këto afrimat, bilallat edhe ziadinat

Menduh Thaçi, lider i PDSH-së, i ka vlerësuar si të paafta partitë opozitare shqiptare që të mundin BDI-në.

Marketing

“Alia dhe BDI-ja hiq bash hesap nuk i bajn këto afrimat, bilallat edhe ziadinat. Nuk kanë ato forcë dhe potencial si PDSH-ja, me i rezistu BDI-së”, tha Thaçi, transmeton Portalb.mk.

Ai më tutje theksoi se vetëm PDSH mund t’i rezistojë BDI-së, siç i ka rezistuar 17 vjet. Ndërkohë, theksoi se Bilall Kasami dhe grupi i tij kanë dashur që ai të jetë i burgosur.

“Këto muhabetet, se unë jam marrë vesh me LSDM-në që të bëjmë Qeveri, ata eksploduan, mendja i la. Jo, për diçka tjetër, ata menduan se mbeten ne baltë, se ata i ka krijuar LSDM-ja”, deklaroi Menduh Thaçi.

Ndryshe, ASH-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë, Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim paszgjedhor me LSDM-në.