Maqedonia e Veriut në vendin e 47-të për nga fuqia e pasaportës

Maqedonia e Veriut renditet në vendin 47-të, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende. Kosova është në vendin e 99-të në botë, ndërsa qytetarët e saj mund të lëvizin pa viza në vetëm 40 vende. Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’. Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj. Nga vendet e tjera të rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, Mali i Zi i 46-ti, Bosnjë- Hercegovina renditet 52-ta dhe Shqipëria në pozitën e 54-të. Në vendin e 107-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende. Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit. Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Marketing