Leonora Jakupi po martohet?Ja detajet

Këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi, vazhdon të jetë një prej emrave më të dashur për publikun.

Marketing

Ndonëse viteve të fundit ka qenë më pak e angazhuar në skenën muzikore, ajo duket se i është përkushtuar më shumë jetës private.

Dhe së fundmi në emisionin “n’Kosovë show”, artistja ka zbuluar se do bëhet nuse gjatë këtij viti.

E pyetur nga moderatori se kur do bëhet nuse, këngëtarja Jakupi nuk heziton të flas më shumë rreth kësaj pjese.

“Do bëhem nuse në vitin 2020”, ka qenë përgjigja e 40-vjeçares, duke lënë surprizë për publikun gjithçka tjetër dhe se akoma nuk e ka zbuluar personin që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sa i përket projekteve muzikore, “Simpatia e Shkollës” mban titullin kënga e fundit e publikuar nga ajo në bashkëpunim me legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ky projekt i tyre i lansuar në kuadër të xhirimeve të Vitit të Ri mblodhi 2.3 milionë klikime në kanalin zyrtar, YouTube.