Kosovari rrëfen: Jemi shëndosh e mirë ne që punojmë në Irak

Sulmi i mbrëmshëm i iranianëve në bazën amerikane Al – Asad në Irak, nuk ka prekur personelin shqiptarë.

Marketing

F.G 41- vjeçar, nga Ferizaj, punëtor i kompanisë amerikane – KBR inc për Indeksonline rrëfeu: Këtu punojmë afro 200 punëtorë nga Kosova, Maqedonia Veriore, Bosnja e Hercegovina… Që nga ora 21:30 të mbrëmjes së të martës e deri sot – kemi qenë të strehuar në bunkere… Jemi në gjendje gadishmërie, të veshur me ‘pancira’ dhe shlema… Fal zotit, të gjithë jemi shëndosh e mirë.

Ai bënë vërejtje përse disa portale të cilat kanë shkruar se ka viktima në mesin e punëtorëve tanë. “Kjo më ka prekur…”, tha ai.

Vendi ku punojnë ata është disa kilometra larg Bagdatit.
Ndryshe, sulmi i mbrëmshëm i Iranit kundër bazave ushtarake në Irak, ku janë të stacionuara trupat amerikane, u bën në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit dhe gjeneralit, Qasem Soleimani.