Karriera e Amir Rrahmanit po merr zhvillime të jashtëzakonshme.
Kapiteni i Kosovës nga edicioni i ardhshëm në Serie A do të vesh fanellën e Napolit.
Lajmi bëhet i ditur nga eksperti i merkatos italiane, Gianluca Di Marzio.
Napoli do t’i pagujë Hellas Veronas 14 milionë euro për transferimin e Rrahmanit, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi i Kosovës do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, duke fituar 1.5 milionë euro në sezon.
Kujtojmë se Rrahmani te Hellas Verona është transferuar verën e fundit nga Dinamo Zagreb, për rreth 2 milionë euro.