Koment: Tetova sot
Hera e parë që pas pavarësisë ku shqiptarët kanë një opozitë të bërë copë-copë dhe që nuk kanë një Grup Parlamentar .Mes kësaj të keqeje, cdo gjë rri pezull dhe askush nuk e tregon se kush i mban kaq të inatosura partitë shqiptare që duan me cdo kusht të duken të mëdha dhe të mbajnë primatin opozitarë .Mes inateve pa fund me njëri-tjetrin dhe carjeve të thella , ai që ka marrë përsipër këtë mision “pajtimi ” mes Besës dhe Alternativës është pikërisht njeriu që në zgjedhjet e fundit Parlamentare doli i treti me dy parti tjera në koalicion.Sot “misionari” Sela , dëshiron ti merr pranë vetes partitë tjera opozitare që po të ishin bashkë , ai s’do kishte shansin që të jetë i ” pari” i opozitës dhe mbase edhe në politikë .
Në fakt Sela me ASH-në e tij e di cfarë janë koalicionet dhe kalkulimet sepse nga ato ai edhe ka përfituar më herët një vend deputeti, një vend kryetari komune me votën e atyre që ai i quan të shitur, antikombëtarë etj etj.Ajo votë atë kohë Selën e uli në karriken e Parlamentit, në atë të Komunës dhe vetëm Sela doli heroi nga kjo ,kur ngrinte në qiell liderët për të cilët sot thotë të kundërtën ndaj tyre për të shpërlarë vetveten.Mes kaq vitesh në politikë, ai akoma e konsideron veten “politika e re” e shqiptarëve .
Derisa po hyjmë në një fazë të rëndësishme për zgjedhjet Parlamentare , si kurrë më parë opozita nuk është më e përcarë dhe që secila nga partitë nga frika të shkojnë të vetme në zgjedhje kërkojnë një unitet i vështirë për të ndodhur për shkak të kontradiktave të mëhershme që cuan deri tek fraksionet brenda tyre.
Por pyetja e madhe është përse Sela i do bashkë një parti opozitare e pastër për nga kuptimi i të qenit të tillë sic është Besa dhe një tjetër si Alternativa që është fund e krye pushtet dhe që edhe në Qeverinë Teknike nuk qëndroi jashtë .As për njëqind ditë , nuk mundi ta refuzojë të qenurit në një qeveri .
Sela po luan për mrekulli lojën e tij politike sepse nën një mashtrim të perfeksionuar ai dëshiron të ketë afër Besën e Alternativën vetëm për vota ndërsa harton programin e vet pa asnjë konsultim..Pra ASH po harton programin e vet pa arritur akoma një Marrëveshje .
“Është programi që synon transformim rrënjësor në vendin tonë. Këtë program jemi duke e ndërtuar me ekspertë të fushave të ndryshme për të ndryshuar jetën e çdo qytetari të këtij vendi”, , “Jepni idetë dhe sugjerimet për fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e ASH-së duke kërkuar sugjerime edhe nga ana e qytetarëve .
Sela i do si kukulla partitë për të vazhduar hapërimin e tij politik dhe pa iu bërë vonë se kush nga dy partitë tjera që i do në kalicion humbet terren politik ose jo .
Sela e ka të vështirë sepse ditët e numëruara politike për të kanë filluar .Një humbje tjetër atë e dërgon drejt fundit politik sepse mes humbjeve serike ,justifikimet për ta parë të keqen gjithnjë te tjerët dhe jo brenda oborrit të tij, nuk do bindin më njerëzit dhe aty mbaron përralla politike .