Proteinat nuk quhen si “blloqet ndërtuese të jetës” për asgjë. Ky makronutrient përbën përbërësin kryesor të të gjitha qelizave tona dhe siguron aminoacidet thelbësore që i mbajnë trupat të shëndetshëm dhe funskional. Problemi është, disa prej nesh nuk po marrin proteina aq sa duhet.
Flokët dhe thonjtë tuaj duken të brishtë
Pasiqë proteina është një pjesë thelbësore e flokëve dhe thonjve tuaj, thonjtë tuaj mund bëhen më të butë dhe flokët tuaj mund të bëhen më të brishtë me kalimin e kohës, thotë Bonci. “Flokët mund të humbasin shumë nga shkëlqimi i tyre, dhe nuk mund të jenë aq të trashë sa që dikur ishin,” shpjegon ajo. “Pastaj edhe majat e flokëve qahen.”
Image result for brittle nail and hair loss
Ju ndiheni të dobët
Ju ndoshta nuk do të ndiheni të lodhur menjëherë, por me kalimin e kohës, njerëzit që nuk janë duke ngrënë proteina të mjaftueshme mund të ndihen më të lodhur ose të ngadaltë se zakonisht, thotë Bonci. Sigurisht, pak masa muskulore mund të luajë një rol në këtë, por Bonci shton se proteina është një komponent i hemoglobinës, i cili është i pranishëm në gjakun tonë.
Ju zë gripi gjithmonë
Proteina është një nga blloqet ndërtuese të antitrupave, të cilat prodhohen nga sistemi imunitar i trupit për të ndihmuar në luftën kundër pushtuesve të huaj si bakteret dhe viruset, thotë Bonci. “Nëse nuk keni proteina të mjaftueshme, mund të keni një sistem imunitar të kompromentuar dhe ndoshta të jeni më i sëmurë se njerëzit e tjerë”, shpjegon ajo.