Largohet nga “Madame Tussauds” figura prej dylli e Princit Harry dhe Meghan

Figura prej dylli e Meghan dhe Harry u hoq nga portreti i familjes mbretërore në “Madame Tussauds”.
Muzeu “Madame Tussauds” në Londër, ka njoftuar se ka hequr figurën prej dylli të Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, nga portreti i familjes mbretërore, shkruan CNN.

Marketing

Vendimi pason pas njoftimit dhe Meghan dhe Harry kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore, në mënyrë që të bëhen të pavarur financiarisht.

“Krahas pjesës tjetër të botës, ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussexit do të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të moshuar të familjes mbretërore”, tha në një deklaratë, Steve Davies, menaxher i përgjithshëm në Madame Tussauds, në Londër.

“Nga sot figura prej dylli e Meghan dhe Harry nuk do të jetë pjesë e portretit të familjes mbretërore. Si dy nga figurat tona më të njohura dhe të dashura, ata natyrisht që do të mbeten të rëndësishëm në Madame Tussauds në Londër, ndërsa do të shohim se çfarë kapitulli do të fillojë për ata”, shtoi Davies.

Figura e tyre më parë qëndroi përrkah Mbretëreshës, Princit Philip, Princit të Uellsit, Dukeshës së Cornwall si dhe Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
“Madame Tussauds” tha se ata do të ndahen nga familja për të pasqyruar “rolin e ri progresiv të tyre brenda institucionit mbretëror”.

Statuja tjetër me vendndodhje në Nju Jork, do të ketë fatin e ngjashëm.

figurat prej dyllit në Meghan u zbuluan vitin e kaluar në dy vendet, si në Londër ashtu edhe në Nju Jork, për të përkuar me dasmën mbretërore.
Realizimi i çdo statuje të tillë kushton rreth 150.000 funta (195.000 dollarë).