Murati: Agjencioni për Punësim, me tabela dhe vula në gjuhën shqipe

Agjencioni i Punësimit ka vendosur tabelat në gjuhën shqipe dhe ka bërë vulat në dy gjuhësi, konformë ligjit për gjuhën shqipe.

Marketing

Zëvendësdrejtori Bekim Murati, thotë se menjëherë pas implementimit të ligjit për gjuhën shqipe, kemi filluar procedurat përgatitore për të vendosur tabelat në dy gjuhë, vulat dhe dokumentacionin që do të përdoret në dy gjuhë.

Ai thotë se tabelat janë vendosur në gjuhën shqipe edhe në disa qendra rajonale të Agjencionit për Punësim.

Zëvendësdrejtori Bekim Murati, thotë se Agjencioni për Punësim përmbush edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, si në aspektin e përfaqësimit vertikal edhe në atë horizontal.