Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me qytetarët në u organizua në Komunën e Sarajit ka folur edhe për akuzat që bëhen ditëve të fundit mes partive politike shqiptare opozitare. Ahmeti në këtë drejtim ka një porosi për të gjithë ata.
“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDI ai ka qenë BDI, këto të vegjlit që kanë ik nga dhoma e madhe të gjithë kanë qenë në BDI. Dhe BDI është vërtet një dhomë e madhe. Mos u zini po hajde te shpija juaj mos rini rrugëve”, ka deklaruar lideri Ali Ahmeti
Ai edhe njëherë bëri thirrje për bashkimin e opozitës shqiptare me qëllim që të mos humben mandatet e shqiptarëve.
“Skuqem përpara delegacioneve të huaja. Gjashtë delegacione shqiptare 2 maqedonase. I humbëm 10 mandate, jo BDI por shqiptarët. Nuk është koha të zihemi për karrige, akoma kanë punë shqiptarët për barazi të plotë në këto hapësira. Prandaj të tjerët i duan të përçarë dhe këtë nuk duhet ta lejojnë shqiptarët”, deklaroi Ali Ahmeti lideri i BDI-së.
Ahmeti kërkoi nga oponentët politik që të matin forcat me BDI përmes veprave, koncepteve dhe vizioneve e jo me gënjeshtra dhe shpifje.
Viti që lamë pas ishte vit i begatë për BDI-në por tani na pret një punë goxha e madhe sa i përket ngritjes së cilësisë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, sundimin e ligjit, transparencë, llogaridhënie dhe veting për të gjithë. Vetëm kështu mund të ndërtohet shoqëria e shëndetshme ndërsa do ju japim fund edhe lajmeve të rrejshme. Jeni dëshmitar se sa shpifje janë bërë për BDI-në gjatë këtyre viteve. Çdo e keqe që ka ndodh është adresuar tek BDI. Padrejtësitë duhet të marrin fund, le të maten me BDI-në me vepra, koncepte e vizione.
Komuna Saraj llogaridhënie
Publiée par Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI sur Vendredi 10 janvier 2020