Liverpool ka bërë një hap të madh drejt titullit të parë në Premierligë pas 30 vitesh.‘The Reds’ në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës, kanë mposhtur në udhëtim Tottenhamin e Jose Mourinhos, me rezultat minimal, 0-1.
Jurgen Klopp dëshmoi edhe një herë se ka përgatitur skuadër për titull, me Liverpoolin që ishte në nivelin më të mirë të lojës kundër Tottenham.
Golin e fitores për Liverpool në këtë ndeshje e shënoi Roberto Firmino, në minutën e 37’, pas një asistimi të pranuar nga Mohamed Salah.