Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton publikun se faqja e tyre në Facebook është hakuar, dhe se ekipi po përgatit një faqe të re.
Nga ky institucion dyshojnë se përgjegjës për këtë veprim është Emil Jakimovski, i cili ka hapur faqen para 10 viteve, në kohën kur ka qenë udhëheqës i sektorit për marketing dhe marrëdhënie me publikun.
Regjistrit Qendror informon se ky rast gjithashtu do të raportohet në departamentin për krime kompjuteristike në MPB.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm në faqen zyrtare në Facebook të Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut është paraqitur një shkrim i çuditshëm ku thuhej “Të dashur gazetarë. Drejtoresha e Regjistrit Qendror të RM, për momentin është e zënë me tenderë dhe mobing ndaj anëtarëve të VMRO-së! Në afat prej 2 muajve, kur do të jeni të gatshëm për burg, do të mund të përgjigjet në pyetjet tuaja.