Temperaturat shumë të ulëta kanë lënë të vdekur së paku 17 persona në Afganistan të shtunën, deklaruan autoritetet, përderisa reshjte e mëdha të borës dhe shiut po vazhdojnë në shumë pjesë të vendit.
Afganistani përballet shpesh me temperatura mjaft të ulëta, por ky vit konsiderohet ndër më të rëndit nga Instituti Meteorologjik.
Temperaturat në shumë pjesë të vendit kanë arritur në -12 gradë.
Reshjet e mëdha të borës kanë mbyllur shumë rrugë që nga nata e ndërrimit të moteve, si dhe ka dëmtuar shumë prona private.