Lamtumirë Valverde!

Ernesto Valverde pritet të shkarkohet sot nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Marketing

Ernesto Valverde është në rrezik në postin e trajnerit të Barcelonës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se trajneri mund të zëvendësohet sot.

Drejtuesit e Barcelonës do të zhvillojnë sot një takim ku mund të vendoset për shkarkimin e tij.

Në Ciutat Esportiva të Barcelonës do të jenë prezent presidenti Josep Maria Bartomeu, drejtori Javier Bordas, drejtori ekzekutiv, Oscar Grau dhe sekretari teknik, Eric Abidal.

Valverde rrezikon të shkarkohet pas dështimit të ri të Barcelonës duke u mposhtur nga Atletico Madrid në gjysmëfinalen e formatit të ri të Superkupës së Spanjës e fituar mbrëmë nga Real Madrid.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez është aktualisht favorit për trajner të ri në Camp Nou.