Dy shoferë dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë marrë 17 persona, në 17 nga gjithsejt 31 aksidente që janë regjistruar në rajonin e SPB Shkup.
Policia rrugore ka përjashtuar nga trafiku 16 persona nën ndikim të alkoolit dhe gjashtë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit. Janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara.
Janë gjobitur edhe nëntë këmbësorë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe një për kalimin në dritë të kuqe.
Për shkak të parkimit të parregullt “karrotreci” ka larguar 103 automjete.