Moti i ligë në Afganistan dhe Pakistan lë 48 persona të vdekur

Temperaturat e ulëta në disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit kanë lënë 48 persona të vdekur, kanë thënë zyrtarët teksa autoritetet kanë tentuar të hapin për qarkullim autostradat dhe të evakuojnë njerëzit në vende më të sigurta.

Marketing

Në Pakistan, ku është raportuar për 30 persona të vdekur, shumica e dëmeve është shkaktuar në provincën jugperëndimore, Baluçistan.

Në Afganistan kanë vdekur të paktën 18 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë thënë zytarët e provincave.

Banorët e kryeqytetit afgan, Kabul, ku temperaturat kanë rënë në -15 gradë Celsius kanë anashkaluar drejtimin e makinave për shkak të rrugëve të papërshtatshme.