Isa Mustafa: Zgjidhjen e jep Vetëvendosje, jo LDK

ryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton.

Marketing

Kujtojmë, se ambasadori amerikan, Philip Kosnett pas takimit rreth 45 minutësh nuk foli për media, por thuhet të ketë diskutuar mbi përpjekjet e formim të koalicionit bashkëqeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kosnett edhe më herët ka zhvilluar takime me dy partitë, derisa nuk dihet a do të takojë liderin e VV-së, Albin Kurti.