Barcelona është duke përjetuar një ditë të nxehtë me shkarkimin e mundshëm të Ernesto Valverdes.
Klubi katalan po ashtu është duke shqyrtuar pasardhësit e mundshëm të tij.
E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se një kandidat i ri për trajner është Massimiliano Allegri.
Gazeta e afërt me Barcelonën shkruan se Allegri nëpërmjet një përfaqësuesi të tij ka njoftuar klubin nga Camp Nou për gatishmërinë e tij të marrë drejtimin e skuadrës Blaugrana, transmeton lajmi.net.
Allegri është aktualisht trajner i lirë pas shkarkimit nga Juventus në fund të edicionit të kaluar.