Pas pushimit, FC Shkupi u rikthehet përgatitjeve

Skuadra e FC Shkupi të dielën e kishte ditë pushimi, ndërsa nga sot trajneri Qatip Osmani dhe ndihmësit e tij kishin nën urdhrat futbollistët për të vazhduar fazën përgatitore.

Marketing

Nga dita në ditë ekipi po rrit ritmin e punës, ndërsa forma e tyre po vjen e po përmirësohet, edhe pse pothuajse të gjithë futbollistët edhe gjatë pushimit kanë punuar në mënyrë individuale.

Nga nesër ekipit do ti bashkohet në stërvitje edhe boshnjaku dhe goleadori I Shkupit Marin Jurina, ndërsa nga e enjtja pritet që të përfundojë pushimi edhe për dy brazilianët, Sergio dhe Thulio.

Duke marrë parasysh se shkaku i reshjeve të shiut dhe punës që po kryhen në stadiumin e Çairi, skuadra tani më stërvitjet po i zhvillon në stadiumet pranë FFM-s.