Me 61 pikë dhe në vendin e parë në tabelën e Ligës Angleze, është kush tjetër përveq Liverpoolit.
Skuadra “magjike” e Jurgen Klopp ka arritur të tregohet mjaftë e fortë deri më tani në këtë sezon duke i mposhtur shumë skuadra të mëdha.
E me këto fitore kjo skuadër ka arritur të grumbullojë kaq shumë pikë, ku edhe e ndajnë vetëm 36 pikë amo 12 fitore që ta sigurojë titullin e kampionit në Ligën Angleze, titull të cilin nuk ka arritur ta fitojë në 30 vitet e fundit.
Pavarësisht nëse Man City i fiton 12 ndeshjet e ardhshme prap Liverpooli me 12 fitore arrinë ta sigurojë titullin.
Andaj skuadra e Klopp është shumë afër që ta realizoj ëndrrën shumë vjeçare.