Ministri pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Hisen Xhemaili ka bërë të ditur se qeveria Teknike në mbledhjen e saj të 3- të solli vendim që Lokaliteti Lumi i Thellë që shtrihet në masivin malor të Korabit të propozohet në listën preliminare të UNESKOS për tu shpallur e mbrojtur.
Karakteristikat kryesore të këtij lokaliteti janë pyjet e pishave(Fogus Sylvatica) që ndodhen në një sipërfaqe të thellë të pjesës më atraktive të Parkut Kombëtar të Mavrovës me gati 100 vjet paprekshëmri nga dora e njeriut!
Lokaliteti Lumi i Thellë karakterizohet me një prezencë të një numri të konsiderueshëm të florës endemike në mesin e tyre edhe zambaku shqiptar (Lilium Albanicum) dhe ndodhet në zonën e mbrojtur strikte në kuadër të Parkut Kombëtar të Mavrovës, vend në të cilin lejohen vetëm studime hulumtuese shkencore!
Lumi i Thellë është vazhdim i Ujëvarës së Korabit, monumentit natyrorë më mbresëlënës në Maqedonin Veriore Me 130 metrat e tij, ujëvara e Korabit është më e larta në Ballkan. Karakteristike është se ujëvara mund të shihet qartë nga largësi vetëm në pranverë dhe në fillimin e verës, gjatë dimrit është e ngrirë.
Rruga më e mirë për në ujëvarë është ajo që të çon përmes kanionit të lumit. Ajo mund të arrihet edhe nga bregu i majtë i lumit nëpër fshatrat e Nistrovo dhe Zinke, ose nga ana e djathtë nga Bibaj, nën maja e Kabashit. Rrugët janë të mbuluara me gungë, dhe ka disa kalime të pasigurta të lumenjve.
(Disa nga foto të Lokalitetit Lumi i Thellë)!