Ndërron jetë aktori i serialit “Dashuri e ndaluar”

Aktori i njohur turk, Recep Aktug ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Marketing

Mediat turke bëjnë me dije se ai ka humbur jetën në mënyrë të papritur, pasi një sëmundjeje të rënde.

Lajmin e ka bërë të ditur për fansat e tij, e bija nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregon se ka humbur personin më të rëndësishëm për të.

Aktori i mbylli sytë përgjithmonë, në moshën 65-vjeçare dhe pas la një karrierë të pasur.

Për publikun shqiptar Recep Aktug, u bë i njohur për rolin e Hilmiut në filmin “Dashuri e ndaluar”.