Dubai që është një qyteti i njohur për ndërtesat e larta, pritet të jetë “shtëpia” e hotelit më të lartë në botë – Ciel Tower.
Ky hotel në rrugën Sheik Zayed është i lartë plotë 360 metra, dhe është interesant se Dubai tashmë është “shtëpia” e tashmë gjashtë hoteleve më të larta në botë – JW Marriott Marquis Hotel Tower 1, JW Marriott Marquis Hotel Tower 2, Rose Rayhaan by Rotana, Burj Al Arab dhe Emirates Toeer 2.
Gara për ndërtesa të larta në këtë vend filloi në vitin 1999 kur u hap Burj Al Arab, hotel ky që ishte 321 metra i lartë dhe konsiderohej më i larti në botë.
Ndërkaq hoteli i ri që nuk ka konkurrencë sa i përket lartësisë është dizajnuar nga kompania Norr. Ndërtimi i këtij hoteli pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe do të ketë 1,042 dhoma dhe apartamente të shpërndara në 82 kate.
Karakteristikë e këtij hoteli është platforma e xhamit – Sky Terrace, që i mundëson vizitorëve pamje prej 360 gradë mbi qytetin e bukur në Lindjen e Mesme.