Elon Musk e nisi javën me prezantimin e fabrikës së Teslas në Shanghai, duke vallëzuar me entuziazëm me këngën e yllit të popit Grimes.
Në fakt, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Teslas ka plot arsye për të qenë në një gjendje të tillë shpirtërore.
Stoqet e Teslas janë ngjitur fuqishëm qëkur kompania zbuloi javën e kaluar modelin e përfunduar në Kinë, i cili u hodh në treg më shpejt se sa pritej.
Kompania regjistroi gjithashtu një rekord të shitjeve të automjeteve prej 112 mijë njësi, duke tejkaluar edhe parashikimet e analistëve.
Aksionet u rritën me 13 për qind brenda javës, duke e rritur vlerën neto të pasurisë së Musk me 2.1 miliardë dollarë. Tashmë pasuria e tij rezulton me mbi 30 miliardë dollarë dhe miliarderi 49-vjeçar aktualisht është personi i 23-të më i pasur në botë.
Musk zotëron gati 22 për qind të aksioneve të Teslas, që përbën afërsisht gjysmën e pasurisë së tij. Ai gjithashtu ka rreth 12.5 miliardë dollarë aksione në SpaceX, ndërmarrja e tij private e hapësinore, e njohur për raketat e ripërdorshme.