Prokuroria nuk ngre hetim edhe pse Thaçi deklarohet se ka fakte për “finansimin e unazave”

Pas deklaratave të forta të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaci i cili tha në emisionin “Click Plus” se disponon materiale të cilat do ta dëshmojnë në Prokurori që partia opozitare Alternativa furnizohet nga Irani.
Ai thotë që posedon fakte që kjo parti përdorë para dhe financa që nuk dihet prej nga vijnë dhe këta njerëz duhet të japin llogari për këta financa.

Marketing

Deri tani prokuroria nuk ka ngritur asnjë hetim edhe pse tanimë kanë kalur tre ditë. Pa Censurë dërgoi pyetje deri në Prokurorinë Themelore Publike mirëpo Prokuroria ende nuk ka kthyer përgjigje pasi sic duket nuk e shohin të arsyeshme për të ngritur akuzë.

Analisti i njohur Xhelal Neziri gjithashtu e ka komentuar këtë rast ku ka thënë:”Pas akuzave të drejtpërdrejta të Menduh Thaçit në Click Plus në çdo vend normal Prokuroria do të duhej të niste së paku një hetim.”