Enca Haxhia, përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Këngëtarja njoftoi se brenda një jave do të publikohet kënga e parë e saj për këtë vit, por nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë.
“BRENDA 1 JAVE DEL KENGA E RE. (E pare per 2020)”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Enca Haxhia është “Mwah”, me të cilën ka marrë mbi dy milionë klikime në YouTube.