Varhejn: Presim vendim pozitiv nga KE, para samitit të Zagrebit

Komisionari evropian për zgjerim Oliver Varhejn pas takimit me kryeministrin teknik Oliver Spasovski theksoi se muajve në vijim do të shtohet bashkëpunimi dhe puna e përbashkët me kryeministrin maqedonas me qëllim që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat për anëtarësim në BE. Varhejn theksoi se po përgatitet , siç tha ai një pako me propozime të reja që do të kenë një qasje të re, qasje këto që siç tha ai do të duhet të jenë më të sigurta, të parashikueshme dhe me dinamikë më të madhe dhe politikisht më objektiv, principe këto që do të përmirësojnë procesin e zgjerimin të BE-së

Marketing

“Deri sa jemi te integrimi euroatlantik i Ballkanit Perendimorë, ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më fortë që kjo të bëhet realitet. Duhet që të përshpejtojmë procesin dhe të japim një dinamikë tjetër që të jetë më kredibil për ne dhe për rajonin. Ne duhet të punojmë në bazë të asaj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave, nuk ka ndryshim në këtë. Kjo do të thotë se duhet të kemi vendim pozitiv nga Komisioni Evropian para samitit të Zagrebit këtë vit, që do të mbahet në maj”, tha Varhejn.