Tërmet i fuqishëm godet pjesën veriore të KosovësAlsat2020-01-15T17:49:46+01:00
Një tërmet me fuqi 4.28 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur pjesën veriore të Kosovës.
Sipas ueb faqes MyEarthquake, tërmeti ka ndodhur në ora 17.32, me epiqendër në rajonin e Mitrovicës.
Dridhje toke janë hetuar edhe në Prishtinë. Thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra.