“e-Euro2020”, Maksuti e Dauti përfaqësues të Maqedonisë

UEFA për herë të parë në këtë vit do të organizojë Kampionatin evropian të video-lojërave elektronike në futboll. Turneu përfundimtar i e-EURO, do të mbahet në korrik të këtij viti në Londër, raporton sportpres.mk

Marketing

Maqedonia në turne apo kampionat do të përfaqësohet nga dy shqiptarë Nimetulla Dauti dhe Jakup Maksuti.

Ndryshe për momentin Dauti në renditjen evropiane të PES-s, me ekipin e tij Arsenal e mbanë pozitën e shtatë. Këta të dy sonte do ti mësojnë kundërshtarët e tyre, pasi në ora 19:45 do të hedhet shorti.