Deputeti Alimi takon esnafin e Çarshisë

Sot kordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ejup Alimi i shoqëruar nga deputeti Artan Grubi së bashku me ministrat Kreshnik Bekteshi, Arbër Ademi dhe kryetarin e degës së BDI-së Çair Izet Mexhiti, zëvendës kryeministrat Bujar Osmani dhe Sadulla Duraku , nënkryetarin e Qytetit të Shkupit Enver Maliqi dhe shumë bartës të funksioneve publike:

Marketing

– Vëzhguan ecurinë e punës për zgjerimin e Rrugës së Plastikave si dhe realizuam takim me afaristët e kësaj zone;

– Shqyrtuan procesin e vendosjes së vitrinave të reja në dyqanet e Çarshisë së Vjetër në suaza të projektit për revitalizimin dhe ruajtjen e autenticitetit infrastrukturor të vatrës sonë të kulturës dhe

– takuan esnafin e Çarshisë për të bashkëbiseduar rreth dinamikës së punimeve aktuale, si dhe për të ndërtuar bashkë me ta strategjinë e veprimit në të ardhmen.