Eurokomisioneri për Zgjerim, Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, krah kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se negociatat mes Shqipërisë dhe BE do të hapen para Samitit të Zagrebit.
Metodologjia e re e negociatave po diskutohet edhe me vendet skeptike si Holanda dhe Franca, për të cilat zyrtari europian është i bindur se do ndryshojë qëndrim.
“Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë gati për negociatat. Komisioni do të punoje në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave. E dyta, ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor Kam qenë në Francë dhe në Holandë. Kam biseduar rreth shqetësimeve të tyre. Kam marre sinjale pozitive”, shprehet ai.
Porosia për qeverinë ishte vijimi i reformave. Kryeministri i dha jehonë asaj ne drejtësi, dhe luftës së shpallur gjyqtarëve dhe prokuroreve.
Marrëveshja e bërë me opozitën jashtëparlametare mori përgëzimet e eurokomisionerit, si një gur kilometrik i rëndësishëm ne procesin e anëtarësimit.
“Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet. Unë do të flas dhe me opozitën sot në mënyrë që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses. Mirëpres dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore”, ka thënë Varhelyi.
Për punën e mirë të bërë me negociatat qeveria do marre një shpërblim prej 28 milionë euro, ndërsa të tjera para pritet nga konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti, të cilët eurokomisioneri i vizitoi edhe vetë nga pranë. krah kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se negociatat mes Shqipërisë dhe BE do të hapen para Samitit të Zagrebit.
Metodologjia e re e negociatave po diskutohet edhe me vendet skeptike si Holanda dhe Franca, për të cilat zyrtari europian është i bindur se do ndryshojë qëndrim.
“Ne vazhdojmë të konsiderojmë Shqipërinë gati për negociatat. Komisioni do të punoje në tre drejtime. E para do të bëhet këtë muaj për metodologjinë e negociatave. E dyta, ne do të punojmë fortë që kjo të bëhet e tillë përpara samitit të Zagrebit. E treta është Samitit i Zagrebit ku shpresojmë që do të flasim për zhvillimin ekonomik për Ballkanin Perëndimor Kam qenë në Francë dhe në Holandë. Kam biseduar rreth shqetësimeve të tyre. Kam marre sinjale pozitive”, shprehet ai.
Porosia për qeverinë ishte vijimi i reformave. Kryeministri i dha jehonë asaj ne drejtësi, dhe luftës së shpallur gjyqtarëve dhe prokuroreve.
Marrëveshja e bërë me opozitën jashtëparlametare mori përgëzimet e eurokomisionerit, si një gur kilometrik i rëndësishëm ne procesin e anëtarësimit.
“Duhet që të gjitha partitë politike në Shqipëri të ndihmojnë për ta bërë këtë realitet. Unë do të flas dhe me opozitën sot në mënyrë që të na ndihmojë që këtë çështje ta bëjmë sukses. Mirëpres dhe marrëveshjen për reformën zgjedhore”, ka thënë Varhelyi.
Për punën e mirë të bërë me negociatat qeveria do marre një shpërblim prej 28 milionë euro, ndërsa të tjera para pritet nga konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti, të cilët eurokomisioneri i vizitoi edhe vetë nga pranë.