Komuna e Sanjos së Japonisë ka përgaditur muze për Ekipin Olimpik të Kosovës.
Kjo komunë e cila do të mirëpres Ekipin Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka përgaditur një muze të vogël për Ekipin Olimpik të Kosovës.
Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, më konkretisht Majlinda Kelmendi.
Për këtë ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu i cili ka thënë “Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës @kunisadaisato“.
Secili Ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez.