Bebe Rexha ka pozuar për revistën “Cosmopolitan”. Bebe Rexha e ka mbuluar ballinën e numrit të janarit të revistës “Cosmopolitan” në Shri Lankë.
Këngëtarja ishte veshur me një fustan të zi, në të cilin dukej shumë elegante dhe atraktive.
Po ashtu, në intervistën që ka dhënë për këtë revistë, Bebe ka folur edhe lidhur me videon e cila i ishte bërë virale.
Bëhet fjalë për videon në të cilën ajo kishte folur lidhur me debatet që i kishte pasur me dizajnerët lidhur me format trupore, pasi ishte refuzuar për shkak se kishte shumë kile.