Kylie dhe Kendall Jenner paditen për përdorim të dizajnit të të brendshmeve të një kompanie tjetër, në linjën e tyre të re.
Kylie dhe Kendall Jenner thuhet se janë paditur, shkruan DailyMail.
Sipas TMZ, “Klauber Bros Inc” kanë paraqitur dokumente që pretendojnë se motrat kanë përdorur dizajnin e të brendshmeve të kompanisë në veshjet e tyre” Kendall + Kylie”.
Ky model i vjetër i të brendshmeve duket identik me atë që e krijuan motrat Jenner pa marrë leje.
Të brendshmet e grave janë shitur në dyqanet e Kylie dhe gjithashtu në Nordstrom.
“The Klauber Bros” ka thënë se dizajni që është kopjuar, mbrohet nga të drejtat e autorit dhe është padyshim i tyre.
Sipas dokumenteve ligjore, kompania pretendon që t’ua marrë motrave Jenner të gjitha fitimet që i kanë mbledhur nga shitja e kësaj linje.
Kjo nuk është hera e parë që Kylie dhe Kendall janë paditur. Ato janë përballur me ligjin edhe në vitin 2017 për dizajnin e një bluze.